“Takimi” u del ndryshe nga sa e prisnin, vihen në pranga dy “gjobaxhinjtë”

2020-01-17 0

Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, pas informacioneve të marra se dy shtetas i kishin vënë gjobë për dhënie parash një shtetasi dhe kishin lënë vendtakim për të marrë paratë, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, duke përdorur edhe metodat proaktive, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar ?TAKIMI?.


Si rezultat i operacionit, në afërsi të Fushës së Aviacionit, është bërë i mundur bllokimi i automjetit me të cilin qarkullonin dy shtetasit e dyshuar N. F. alias A. T., 37 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim policor nga Komisariati i Policisë Nr. 2 dhe E. L. alias G. G., 43 vjeç, banues në Tiranë, i kërkuar në Itali, pasi Gjykata e Milanos ka lëshuar urdhër-arresti, për kryerjen e veprave penale ?Bashkëpunim kriminal, me qëllim trafik droge?. Ndaj shtetasit G. G., i cili ishte me masë sigurie ?Arrest shtëpie? kanë nisur procedurat nga drejtësia shqiptare për njësim vendimi.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, i kishin vënë gjobë një shtetasi dhe kishin lënë vendtakimi për të marrë paratë.

Në momentin e ndalimit të mjetit nga Policia, mjet i pajisur me fenelina dhe sirenë policie, këta shtetas u kanë dhënë gjeneralitete të tjera shërbimeve të Policisë, por pasi janë shoqëruar në ambientet e Policisë dhe pas verifikimeve të kryera rezultoi se të dy këta shtetas ishin të shpallur në kërkim.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit E. L. alias G. G., 43 vjeç, banues në Tiranë, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një patentë të falsifikuar, dy karta italiane të falsifikuara, të cilat i përdorte ky shtetas për t?iu shmangur identifikimit nga Policia, si dhe një sasi parash.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-F. alias A. T., 37 vjeç, lindur në Kuçovë dhe banues në Durrës, për veprat penale ?Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, në bashkëpunim?, ?Përndjekja?, ?Kanosja?, ?Vetëgjyqësia? dhe ?Mbajtja pa të drejtë e uniformës?.

-L. alias G. G.(V.), 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues ne Tiranë, për veprat penale ?Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, në bashkëpunim?, ?Përndjekja?, ?Kanosja?, ?Vetëgjyqësia?, ?Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit? dhe ?Falsifikimi i dokumenteve?.

Materialet e grumbulluara iu dërguan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprime të mëtejshme.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Policia#TopChannel