Report TV - Rama dhe Manastirliu inaugurojnë spitalin e ri ultramodern të kirurgjisë në QSUT

2020-01-17 0

TIRANE- Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kanë inauguar spitalin e ri ultramodern të kirurgjisë e cila është ringritur në godinën e vjetër në QSUT.

"Nje spital ultramodern për kirurgjinë - Pas 90 vitesh në godinën e vjetër në QSUT, kirurgjia shqiptare ka një tempull të ri, ku gjithçka është fjala e fundit e teknologjisë dhe po ashtu organizimi në funksion të pacientit është në nivelin më të lartë bashkëkohor.

Spitali i ri ?Frederik Shiroka? çon në një tjetër nivel shërbimet mjekësore në Shqipëri.

? 7 salla moderne operacioni për kirurgjinë e përgjithshme, kirurgjinë speciale dhe urologjinë

? Aparatura mjekesore të teknologjisë së fundit

? Njësi terapie intensive me pajisje bashkëkohore dhe kushte optimale

? Laborator i nivelit të lartë teknologjik

? 120 shtreter dhe dhoma me kushte si në spitalet më të mira të Europës për pacientët", shkruan Rama.