#rtvora #oranews #kavaje #fabrikedyshekesh
Forcat zjarrfikëse punuan deri në orët e para të mëngjesit për të vënë plotësisht nën kontroll flakët e përmasave të mëdha në fabrikën e prodhimit të dyshekëve në Kavajë, të përfshirë nga zjarri që prej orës 19 të pasdites së të enjtes, 16 janar.
Operacioni ishte i vështirë për shkak të aktivizimit të rreth 20 mijë litrave lëndë djegesë që sipas burimeve ndodheshin brenda fabrikës të cilat herë pas herë krijonin shpërthime.
Fatmirësisht veç dëmeve të mëdha materiale nuk pati persona të lënduar, por rrezikohej që flakët të përhapeshin në zonën e banuar pranë fabrikës.
Banorët aty pranë u detyruan të braktisin banesat për disa orë derisa situata u vu plotësisht nën kontroll dhe rreziku u shmang.
?Ishte e tmerrshme? tha një banor.
Fabrika është në pronësi të Gjergji Kralit, babait të kryetarit të bashkisë, Redjan Krali.
Dëshmitë e para ishin për ngjarje aksidentale, por për shkak se kjo është hera e tretë që e njejta fabrikë përfshihet nga flakët, grupi hetimor nuk i përjashton as pistat e tjera.
Grupi i posacëm hetimor i ngritur për rastin, thotë se ende po punon për verifikimin e shkakut të zjarrit
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/kavaje-vijojne-hetimet-flaket-qe-shkrumbuan-fabriken-e-dyshekeve
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp