U arrestua në Rinas me mësuesin e ekstraduar, pranohet gjykimi i shkurtuar për Selami Simsek!

2020-01-17 0

TIRANË- Gjykata e Tiranës me gjyqtar Ahmet Metalia, pranoi kërkesën e avoaktit dhe të prokurorisë për gjykim të shkurtuar për shtetasin turk Selami Simsek. Kjo kërkesë është bërë nga pala mbrojtëse e Simsek ndërsa Prokuroria po ashtu ka kërkuar nga gjykata që të merret parasysh gjykimi i shkurtuar për turkun. Tashmë i pandehuri, Simsek në rast dënimi do të përfitojë uljen e 1/3 (një e treta) të dënimit.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta bën me dije se më tej Prokurorja Anila Galaxhi ka kërkuar shtyrjen e seancës për një datë tjetër për përgatitjen e konkluzioneve përfundimtare të pretencës. Edhe kjo kërkesë është pranuar, ndërsa seanca tjetër është shtyrë për në datën 27 janar ora, 10:00.

Free Traffic Exchange