Report TV -Forcimi i biznesit në Kroaci, Denaj: Po punojmë për thithjen e fondeve të BE-së

2020-01-17 0

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj po merr pjesë në forumin e biznesit që po zhvillohet në Kroaci, ku përveçse është takuar me biznese nga të dyja vendet, ka takuar edhe zyrtar të lartë atje, si zëvendëskryeministrin, ministrin e Financave si dhe drejtues të dhomës së tregtisë. Denaj ka theksuar se biznesi kroat është i mirëpritur dhe ka hyrë tashmë në tregun shqiptar, teksa shtoi se duhet intensifikim i marrëdhënieve mes investitorëve të dy shteteve.

?Investimet në turizëm, agroturizëm dhe bujqësi në tërësi, hapësira për investime në energji të rinovueshme dhe zonat e lira ekonomike janë me potencial të lartë për zhvillim dhe për të krijuar një standard tjetër për modelet e biznesit në këto fusha. Vizioni i ngjashëm i Kroacisë dhe Shqipërisë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe momentet historike na kanë bashkuar përherë, duke e shndërruar marrëdhënien tonë në një partneritet strategjik?, u shpreh Ministrja Denaj.

Free Traffic Exchange