Report TV -Hoxha i premtoi një jetë më të mirë në Siri/ Gjyshi i përlotur kërkon t'i kthejnë nipërit

2020-01-16 2

TIRANE- " I lutem shtetit të na ktheje fëmijët, sa më shpejt", Është kjo thirrja e Asie Shulit, nënës që jeton me shpresën se djali i saj i larguar në Siri do t'i kthehet në shtëpi, së bashku me fëmijët e tij.

Bashkëshorti i saj, Dylber Shuli, babai i Krenar Shulit i cili u largua drejt Sirisë me tre fëmijët e tij në 24 tetor të vitit 2013 ka rrëfyer në studion e emisionit Pa Gjurmët se flet vazhdimisht me mbesën e tij Elona, motrën dhe dy vëllezërit e saj. Ai tha se i ka dërguar vazhdimisht para mbesave dhe nipërve të tij, ndërsa mes lotësh i bën apel shtetit shqiptar të bëjë të mundur rikthimin e tyre në shtëpi