PD strategjia për zgjedhjet - (9 Prill 2000)

2020-01-16 3

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Partia Demokratike ka shpalosur sot strategjitë që sipas saj do të çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme. Megjithëse dje të gjithë drejtuesit e saj që nga kryetari Berisha e deri tek nënkryetari Gjana e sekretari i përgjithshëm Bode, kanë qenë present në selinë blu, ku kanë diskutuar rreth strategjisë tashmë të përcaktuar për zgjedhjet e përgjithshme.

Partia Demokratike sheh si rrugën më të përshtatshme për të rimar pushtetin protestat massive në vend. Sipas drejtuesve të saj këto protesta do të nisin fillimisht në qytetet kryesore si Tirana, Durrësi, Shkodra, Vlora dhe Korça për tu përhapur më pas në të gjithë vendin. Ata janë shprehur tepër optimist për ecurinë e protestave. Optimizëm i cili vjen nga mitingjet e fundit në Tiranë, Kavajë dhe Shkodër.

Nga ana tjetër Partia Socialiste ka deklaruar se nuk i trembet mitingjeve të Berishës dhe se PD nuk ka rritje të elektoratit të saj. Ndërkohë që PD e dëmton dalja me kandidatë të veçantë e grupimit reformator brenda saj që në zgjedhjet lokale. Por për drejtuesit e lartë e selisë blu kjo është e papërfillshme. Gjithsesi partia më e madhe opozitare është e vendosur të çoj vendin në zgjedhje të parakohshme duke mos u shqetësuar shumë për ato lokale./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego