Fiks Fare, Mori 500 mije lekë për kempin, mjekja kërcënon Fiksin, 15 Janar 2020, Pjesa 1

2020-01-16 3

?Fiks Fare? ka faktuar në 28 maj të 2015 se si funksiononte skema e marrjes së parave nën dorë nga mjekët e komisionit mjekësor të spitalit psikiatrik të Vlorës, të cilët pasi morën pagesën prej 50 mijë lekësh të reja firmosën fletëdrejtimin për në KMCAP . Por mjekja që merr paratë përpara kameras së Fiks fare mohon të ketë marrë para, deklaron se video ka ndërhyrje dhe kërkon të fshihet materiali filmik i publikuar.
Pesë vjet më parë Fiks Fare solli historinë e një banori nga fshati Gusmar i Gjirokastrës që endej rrugëve të spitaleve për të kërkuar kujdestarinë e vëllai të tij me prapambetje mendore.
Gjatë ecejakeve nëpër zyra e spitale pacienti bashkë me të vëllain instruktohen nga infermierët e komisionit të atëhershëm mjekësor psikiatrik të Vlorës, sesi duhet të bëjnë pagesën prej 50 mijë lekësh të reja për mjekët e komisionit.
Në takimin e fundit me doktoreshën e komisionit,znj Diana BrahimMuço, ajo nuk pranon që të ulë pagesën prej 50 mijë lekësh,duke u justifikuar me faktin se ka bërë një tolerim , pasi sipas saj, pacientit nuk i takon të përfitojë kujdestarinë.
Në këto kushte,vëllai i pacientit në korridorin e spitalit nxjerr 50 mijë lekë të reja, i numëron plot dy herë në prani të doktoreshës BrahimMuço dhe ia jep në dorë. Më pas një sekretare i sjell dokumentin e firmosur edhe nga drejtori, duke mbaruar punë në komisionin mjekësor të shëndetit mendor të Vlorës me 50 mijë lekë.
Ndiqni kroniket e transmetuar ne Fiks Fare pesë vjet më parë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FiksFare #TopChannel