TIRANE- Një ndërtesë dy katëshe në qendër të qytetit të Ballshit është kthyer në shqetësim për kalimtarët. Në katin e parë të godinës ushtrojnë aktivitetin biznese të ndryshme, ndërsa kati i dytë është tërësisht e shkatërruar dhe çatia është shembur. Qytetarët shprehen se kanë frikë kur kalojnë në rrugë pasi ndërtesa është e amortizuar dhe nga moment në moment mund t?iu bjerë në kokë.Ata shtojnë gjithashtu se kjo ndërtesë nuk është një pamje e bukur për qytetin ndaj dhe sipas tyre duhet të shembet.