#rtvora #oranews
Gjermania ka deklaruar vazhdimisht se mbështet integrimin e Shqipërisë në BE. Ambasadori gjerman Peter Zingraf, tha se udhërrëfyesi për reformat që u hodh nga Bundestagu gjerman, së bashku me përparësitë kyçe të Komisionit Evropian janë një bazë e shëndetshme, me anë të së cilës Shqipëria do të arrijë synimin për tu anëtarësuar në BE.
Por sipas tij, shqetësim është tregtia, e cila në vitin që lamë pas nuk ishte në nivele të kënaqshme. Nga qeveria kërkoi garanci për investitorët.
Peter Zingraf: Tregtia mes dy vendeve tona ishte e ulët. Çdo lloj investuesi potencial do ta marrë vendimin për të investuar vetëm në rast se ata do të jenë të sigurt për një mjedis biznesi që e lejon këtë. Ka një numër të caktuar kompanish, por është siguria ligjore dhe një administratë publike e pakorruptuar që janë gjërat kryesore.
Mënyra për të ecur përpara për të çelur negociatat janë këto elementë që janë kyç për çdo investues, për të parë me shumë sukses, por edhe për zhvillim të mëtejshëm ekonomik në Shqipëri.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/zingraf-tregtia-gjermani-shqiperi-e-ulet-investitoret-duan-garanci
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp