Pavarësisht pretendimeve të PD, bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri mohon të ketë pasur ndërhyrje nga diplomatët e huaj për tryezën e përbashkët PD-PS-LSI, duke e quajtur një marrëveshje të mirëfilltë shqiptare.
?Dua të theksoj dicka, kjo është marrëveshje e mirëfilltë shqiptare, nuk ka pasur asnjë trysni ndërkombëtare që palët me patjetër të kishin marrëveshje, nuk ka patur asnjë rol ndërkombëtar që palët apo ndërkombëtarët të merrnin rol udhëheqës në këtë proces, përkundrazi kanë inkurajuar dialogun. Ajo cfarë u arrit është dialog i përbashkët, një reflektim i secilës palë për të gjetur mënyrë komunikimi për reformën zgjedhore?, tha Gjiknuri.