Ish-kapiteni i Kombëtares heq dorë nga shtetësia shqiptare: Shpresoj që një ditë ta marr sërish

2020-01-16 1

Ish-futbollisti dhe kapiteni i Kombëtares Altin Lala ka hequr dorë nga shteësia shqiptare. Lajmi është konfirmuar nga një dekret i Presidentit Ilir Meta në të cilin thuhet se i lejohet lënia e shtetësisë shqiptare, me kërkesë të tij, Altin Dodë Lalës.

Ish-mesfushori kaloi një nga periudhat më të sukseshme te klubi i Hanover në Bundesligë dhe tani duket se ka zgjedhur të marrë edhe shtetësinë gjermane. Ky shtet nuk lejon personat të kenë dyshtetësi dhe kjo është arsyeja që Lala ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare.