http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kete jave nis zbatimi i marrëveshjes mes mazhorances dhe opozites per reformën zgjedhore. Te enjten do te mblidhet këshilli politik i cili sipas dokumentit te firmosur nje dite me pare do te autorizoje platformën e punes e me pas 4 përfaqësuesit e opozites dhe mazhorances do te nisin punën per ndryshimin e kuadrit ligjor per zgjedhjet. Bashkëkryetari i komisionit te reformës zgjedhore i cili negocioi marrëveshjen ne emer te PS Damian Gjknuri sqaron se mazhoranca do te pranoje çdo propozim te PD qe merr dakortesine e OSBE ODIHR.Gjiknuri thotë se do te diskutohet çdo aspekt i reformës përfshi edhe çështjen e sistemit elektoral.Marrëveshja e nje dite me pare ishte produkt i negociatave te gjata ne te cilin edhe faktori ndërkombëtar kishte rolin e vet edhe pse marrëveshja eshte nje arritje e partive politike.Hera fundit qe vendi ka miratuar nje reforme zgjedhore konsensuale ka qene viti 2012, prej atij momenti palët nuk ka mundur te gjejnë gjuhen e kompromisit.