#rtvora #oranews
26-vjeçari, Ervis Zotaj, që bashkë me dy adoleshentë akuzohet se përdhunuan e vranë në mënyrë makabre 51 vjeçaren në Mallakastër ka marrë një ndëshkim nga të burgosurit e Fierit. Ata kanë tentuar ta dhunojnë në ajrim, ndërsa askush nuk e pranon në qeli.
I braktisur nga familja, 26-vjeçari Ervis Zotaj mbetet vetëm edhe në burg.
Të dënuarit në burgun e Fierit nuk e kanë pranuar të riun mes tyre për shkak të ngjarjes së rëndë të përdhunimit dhe më pas vrasjes së 51- vjeçares Drita Saliaj në Gjerbës të Mallakastrës.
Madje këtë të mërkurë, një grup të dënuarish e kanë sulmuar 26- vjeçarin Zotaj në ambientet e ajrimit ku kanë tentuar ta rrahin dhe e kanë fyer.
Por burime brenda burgut, thanë se ka qenë ndërhyrja e policisë ajo e shpëtoi të riun nga ndëshkimi fizik.
Pas kësaj tentativë, Zotaj po mbahet në një dhomë të veçante në burgun e Fierit, pasi të paraburgosurit e tjerë nuk e pranojnë për shkak të krimit sipas tyre montruoz që dyshohet se ka kryer.
Të njëjtat burime thanë se 26-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa janë marrë masa për të shmangur përsëritjen e një sulmi tjetër.
26-vjeçari, Ervis Zotaj, akuzohet se së bashku me dy adoleshëntë vranë 51-vjeçaren Drita Saliaj.
Sipas dëshmisë së 16 vjeçarit Shehaj, ata shkuan në banesën e saj për të blerë hashash.
Por për shkak se ofruan 50 euro dhe gruaja kërkoi 200, debatuan me të dhe e vranë.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/perdhunuan-dhe-vrane-hashash-26-vjecari-ervis-zotaj-ndeshkohet-nga-te-burgosurit-ne-fier
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp