Ekskluzive/ Dëbohen dy diplomatët iranianë, pjesë e grupit që do sulmonte ambasadën e SHBA në Irak

2020-01-15 1

Top Channel mëson nga burime të besueshme se dy diplomat të tjerë iranianë janë urdhëruar të largohen nga Shqipëria brenda 72 orësh për shkak se përbëjnë rrezik serioz për Shqipërinë.


Top Channel ka mësuar edhe emrat e tyre, ata janë Mohamed Peimanemati, këshilltar i tretë i Ambasadës së Iranit në Tiranë si dhe Seyed Ahmad Hosseini, atashe kulturor i Iranit në Shqipëri, ky i fundit shumë aktiv në fondacionin Shiraz që vepron edhe në Shqipëri dhe që ka një mbështetje special nga ana e Iranit.

Burime tejet të rezervuara i thanë Top Channel se këta persona ishin në lidhje të drejtpërdrejtë e ish shefit suprem të trupave Quds, gjeneralit Sulejmanit, i vrarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mësohet se shërbimet sekrete dhe shërbimi inteligjent shqiptar edhe më ndihmën e vendeve aleateve ka siguruar të dhëna për njohurinë e tyre edhe mbi planin sekret për rrafshimin e Ambasadës Amerikane në Bagdad, në një sulm të organizuat nga Sulejmani, që mesa duket konfirmon vërtetësinë e shqetësimit që çoi në vrasjen e Sulejmanit!

Seyed Ahmed Hosseini Alast

Atashe kulturor, por në fakt anëtar i gardës revolucionare të Republikës islamike, organizatë e shpallur terroriste nga departamenti i shtetit. Pjesë aktive e planeve dhe nxitjes për të organizuar akte terroriste e destabilizuese ndaj prezencës së forcave të koalicionit në Lindjen e Mesme. Statusi diplomatik në Shqipëri i ka shërbyer për të mbuluar aktivitetin e tij që cenon sigurinë kombëtare të Shqipërisë.

Mohamed Peimanemati

Këshilltar i Ambasadës Iraniane në Tirane, por ne fakt anëtar i njësisë operacionale të inteligjencës së Iranit Mois, përgjegjës për disa akte terroriste në vendet e BE.

Në dhjetor të vitit 2018, Shqipëria shpalli si persona të padëshiruar, ambasadorin Gholamhossein Mohammadnia dhe Mostafa Roudaki. Ndërkohë që më herët ishin ndaluar dy shtetas iraniane që dyshoheshin se do kryenin në Shqipëri një sulm gjatë një feste të bektashinjëve. Koka e terrorit iraniane, gjenerali Solejman ndërkohë, u ekzekutua me një sulm me dron nga ana e amerikanëve. Zyrtarët amerikanë thanë se këtë sulm e kishin ndërmarrë për të parandaluar sulme ndaj përfaqësive diplomatike. Dëbimi i dy diplomatëve të tjerë iranianë nga Shqipëria si pjesë e rrjetit që do sulmonte ambasadën amerikane në Bagdat është konfirmim. Shqipëria u bë pjesë e kërcënimeve iraniane nga Ajatollahu për shkak se strehon për arsye humanitare një grup prej 3200 anëtarëve të MEK, opozitës iraniane në mërgim.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MohamedPeimanemati#SeyedAhmadHosseini#TopChannel