Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Gjatë një takimi të zhvilluar sot mes kryeministri Ilir Meta dhe ministrit të Mrojtjes së Maqedonisë Nikolla Klysen, kryeministri shqiptar ka vleresuar marrëdhëniet e mira politike mes dy vendeve ndërkohë që ka kërkuar intesitet të marrëdhënieve ekonomike në kuadër të paktit të stabilitetit. Meta tha se të dy vendet kanë qëllime të përbashkëta dhe se duhet të punojnë më tepër për projektet sidomos në fushën e energjitikës.
Ilir Meta ka vleresuar rolin e faktorit shqiptar në Maqedoni sidomos rolin e partive në koalicionin qeverisës. Më tej kryeministri shqiptar velrësoi si të rëndësishme marrdhëniet e mira mes Shqipërisë, Maedonisë, Greqisë, Bullgarisë dhe Malit të Zi. Qeveria shqiptare tha Meta mbështet çdo proces demokratik në Malin e Zi sepse Millosheviçi duhet izoluar nga të tilla procese demokratike nënvizoi ai. Kryeministri vlerësoi gjithashtu dhe përpjekjet e shqiptarëve të Kosovës për ngritjen e institucioneve demokratike.
Ndërsa ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë vlerësoi si pozitive se Shqipëria dhe Maqedonia drejtohen nga njerëz të rinj. Ai kërkoi intensifikim të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve si dhe intensifikim të luftës kundër çdo lloj trafiku ilegal në të dy anët e kufirit./tvklan.al
Gazetare ? Mimoza Picari