OSBE, përfundojnë konsultimet e kodit elektoral - (7 Prill 2000)

2020-01-15 1

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Ashtu siç ishte parashikuar përfundojnë në zyrat e OSBE-së në Tiranë konsultimet rreth projekt kodit elektorale. Projekt kodi dhe propozimet e eksperteve ndërkombëtar dhe atyre të Aleancës për Shtetin do ti kalojnë qeverisë shqiptare për shqyrtim dhe më pas parlamentit. Ekspertet e opozitës nuk kanë qenë të pranishëm kështu që konsensusi mbetet për tu arritur në parlament.

Në projekt kodin që do i kalojë qeverisë për KQZ nuk ka ndryshime. Sërisht anëtarët zgjidhen dy nga presidenti, pas konsultimeve me spektrin e gjerë të shoqërisë shqiptare, tre nga KLD dhe dy nga parlamenti. Zëdhënësi i OSBE-së në Tiranë Xhovani Porta, ka pohuar sot se do të ishte më mirë që opozita të mos ishte larguar nga kosultimet. Por ai shpreson që kompromisi të arrihet në parlament.

Nga përfundimi i sotëm i konsultimeve duket se mazhoranca është e kënaqur ndërsa Partia Demokratike lajmëron se në rast se nuk arrihet kompromisi në parlament do të ketë revolta mbarë popullore në të gjithë vendin. Gjithësesi PD nuk shpreson aspak në gjetjen e kompromisit në tryezën e parlamentit, pasi sipas saj tashmë njihet metoda e kartonave të mazhorancës./tvklan.al

Gazetare ? Mimoza Picari

Free Traffic Exchange