Në Tempora, sonte ora 21.00, në RTV Ora, live në facebook, youtube dhe Radion Ora News 96,7MgHz
A do të bëhet ky vend? Dhe si?
Nuk ka më kohë për të pyetur në eter.
Edhe pas 30 vjetësh, suksesi i politikës shqiptare mbetet kalimi me entuziazëm shkatërrues nga marrëveshja në marrëveshje...
Sot, aktorët politikë, që përjashtuan me forcë çdo zgjidhje me vjedhësit e votës, shkatërruesit e institucioneve dhe djegësit e mandateve, me bekimin ndërkombëtar u ulën.
Për një reformë zgjedhore.
Pse duhen besuar kësaj here përsëritësit kronikë?
Dhe a kanë një plan tjetër veç ikjes, shqiptarët e angazhuar?
Oerd Bylykbashi PD
Adnor Shameti PS
Dashamir Shehi LZHK
Pano Soko Nisma Thurje
Rezart Prifti Pedagog
Ergys Mertiri Pedagog
Çfarë thonë shqiptarët e thjeshtë të betejave të përditshme me kostot e jetesës dhe pasojave të tërmetit?
Si e sheh Genc Sejko të ardhmen e Shqipërisë mes marrëveshjeve politike e ligjeve antishpifje?
Vendi i traumave të mëdha ka nevojë të buzëqeshë e qeshë. Shumë madje. Ndoshta për këtë komedia Boing Boing e Kiço Londos theu çdo rekord shfaqjeje duke tejkaluar edhe të famshmin Pallati 176.
Gentian Zenelaj, Amos Zaharia, Rudina Dembacaj dhe aktoret e tjera të trupës së talentuar, sonte për të dëshmuar arsyet e suksesit të jashtëzakonshëm
Kohët që jetojmë? Siç thosh një mendje e ndritur dikur, ishin kohët më të këqija, ishin kohët më të mira.
Ju presim sonte në Tempora