A mbetet Rama kryeminister?! Vasili flet pas uljes ne tryeze me PS dhe opoziten parlamentare

2020-01-14 1

Një vit pasi doli nga parlamenti, opozita ka rënë dakord me mazhorancën për të kryer së bashku Reformën Zgjedhore, në një tavolinë ku kanë qenë të pranishëm përfaqësues nga PS Damian Gjiknuri, Rudina Hajdari si përfaqësuese e grupit parlamentar demokrat, nga PD Oerd Bylykbashi dhe nga LSI Petrit Vasili.
Të ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ?Opinion? në Tv Klan, ata kanë folur pikërisht për këtë zhvillim të rëndësishëm politik.
I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se përse PD dhe LSI vendosën të ulen në një tryezë me qeverinë dhe me opozitën e re parlamentare të cilët nuk e njohin, Vasili u shpreh se arsyeja është e thjeshtë.
Sipas tij, PD dhe LSI që prej muajit Tetor kanë bërë disa kërkesë dhe kanë parashtruar disa alternativa për të dalë nga kriza e thellë politike, ku në mesin e tyre ishte edhe ajo për çështjen e Reformës Zgjedhore.
Vasili tha se ?gjithçka që ishte një rrugëzgjidhje logjike, mori pamje dhe formë të pranueshme në një dokument të tillë?.
Blendi Fevziu: A nuk është një hap pas në raport me ato që keni deklaruar?
Petrit Vasili: Jo, ne nuk flasim me ulje apo mos-ulje, ne flasim cili është qëndrimi që kemi mbajtur në atë kohë dhe nëse ka inkoherenca... ky është një qëndrim logjik, nuk ka qenë as maniakal asgjë....
Blendi Fevziu: Kjo ulje në tryezë, e përjashton faktin që Rama të mbetet dhe kryeministër para zgjedhjeve?
Petrit Vasili: Jo, më thuaj a gjen inkoherencë në këtë?
Blendi Fevziu: Inkoherencë është qëndrimi disa mujor, largimi nga parlamenti, mos të kthehem tani tek çfarë keni deklaruar se me Gjiknurin nuk uleni... /tvklan.al

Free Traffic Exchange