Stop - Shkolla private “Ekonomisti” s’i jep diplomen e mban peng te riun! (14 janar 2020)

2020-01-14 2

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Denoncimi i radhës ka ardhur për Shkollën Jopublike ?Ekonomisti?.Aida Lubonja tregon, se ka një djalë 19 vjec, me probleme autizmi dhe e regjistroi në klasën e 10-të në shkollën Jopublike ?Ekonomisti?. Më pas donte ta transferonte pranë shtëpisë dhe kërkoi për këtë diplomën e djalit. Pas shumë sorollatjeve, i japin një diplomë me disa mangësi, që nga mbiemri i djalit dhe pa pa firmën e drejtoreshës. Në shkollën pritëse i thanë të merrte një diplomë të dytë, por edhe e dyta pa datë dhe pa atësi.E njëjta gjë edhe herën e tretë. Shkelja më e madhe ishte një vërtetim fals nga shtatori deri më 13 nëntor, sikur djali ishte paraqitur në shkollë.Vetë 19 vjecari Richard Zvonicek kërkon të shkojë në shkollë e të arsimohet si bashkëmoshatarët. Për këtë problematikë,vumë në dijeni DAR-in, Tiranë dhe specialistja Aida Hajdari,i kërkoi zyrtarisht shkollës, që t?i dorëzojë zonjës diplomën e saktë. Pas këtij momenti, për shkollën jo publike ?Ekonomisti? u ngrit një grup inspektimi, që po verifikon situatën për shkeljet e raportuara.