?Robot i gjallë? konsiderohet kjo specie e re që shihni në këto pamje e krijuar në laborator nga shkencëtarët amerikanë, që do të përdoren që për kurimin e sëmundjeve vdekjeprurëse si kanceri e deri tek pastrimin e mbetjeve mikroskopike të plastikës nga oqeanet.
Bëhet fjalë për specie me madhësi jo më shumë se 1 mm, të krijuara me qeliza staminale të marra nga embrionet e bretkosës afrikane Xenopus Laevis.
Shkencëtarët thonë se qelizat e kësaj specieje mund të përpunohen në laborator, duke i injektuar kokrriza ilaçesh, të cilat ato më pas i dërgojnë në brendësi të trupit të njerëzve e kafshëve në pikën e duhur që ka nevojë për kurim. Ato mund të jenë tepër efektive për të asgjësuar qelizat kanceroze. Mund të futen në trup përmes gojës, injeksioneve dhe pa qenë nevoja e një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Është i njëjti parim funksionimi si në filmin fantastiko ? shkencor të vitit 1966 Fantastic Voyage, ku shkencëtarët tkurrin në përmasa mikroskopike një automjet për të hyrë brenda trurit të personi për t?i kuruar atij tumorin e trurit.
Shkencëtarët e Universiteteve të Vermontit dhe Taftsit thonë se këto organizma jetojnë vetëm 7 ditë dhe shndërrohen në lëkura të vdekura kur e mbarojnë misionin e tyre.