Profili i gjyqtares që liroi nga burgu anëtarin e bandës së Durrësit, Genc Tafilin dhe 'ufo'-n

2020-01-14 1

Gjyqtarja e gjykatës së Krujës, Enkelejda Hoxha që i hoqi dënimin përjetë Endrit Dokles duke e liruar nga burgu nuk është një emër i panjohur për drejtësinë dhe publikun shqiptar, pasi ka dhënë edhe disa vendime të tjera që kanë sjellë reagime të forta. Kjo gjyqtare ende nuk ka kaluar në vetting.

Në 7 nëntor të vitit 2017, Enkelejda Hoxha liroi nga burgu Genc Tafilin, vëllanë e Admir Tafilit, të dy emra shumë të njohur për drejtësinë shqiptare, të akuzuar dhe dënuar për disa vepra penale. Genc Tafili është liruar në 2017 me kusht nga gjykata e Krujës nga gjyqtarja Enkeleda Hoxha, pasi kreu 17 vite burg.