Dikur një perlë e natyrës, një nga ekosistemet më të rëndësishme liqenore, sot Liqeni i Prespës së Vogël ka degraduar duke humbur krejtësisht sipërfaqen ujore...Vetëm emri i ka mbetur liqen, sepse kudo ka vetëm kallamishte.
Banorët kujtojnë me keqardhje Prespën e Vogël, liqenin plot jetë brenda tij, nga i cili siguronin edhe të ardhura përmes peshkimit. Sipas tyre dëmi kolosal që i është bërë Prespës së Vogël i faturohet periudhës së komunizmit gjatë së cilës u vendos që rrjedha e lumit Devoll të derdhej në Prespën e Vogël. Ata i druhen edhe kthimit të kësaj sipërfaqe të tejmbushur me kallamishte në një kënetë.