Ora News - Gjykata liroi Endrit Doklen, Prokuroria e Krujës do ankimojë vendimin

2020-01-14 0

#rtvora #oranews

Prokuroria e Krujës ka paralajmëruar ankimin e vendimit të Gjykatës, e cila liroi nga burgu ish-anëtarin e Bandës së Durrësit, Endrit Dokle.

Në reagim thuhet se Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë ka qenë pjesëmarrëse në këtë proces dhe ka mbajtur qëndrimin e plotë për rrëzimin e kërkesës, me arsyetimin se jo vetëm se nuk plotësohen kushtet ligjore të parashikuara nga neni 64 i Kodit Penal, por edhe se nuk ekzistojnë të provuara arsyet e veçanta që kërkon norma.

Gjithashtu prokuroria ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares së çështjes me arsyetimin se i njëjti trup gjykues ka dhënë vendime në favor të kërkuesit, kërkesë e cila nuk është pranuar nga gjykata. Të gjitha kundërshtimet në lidhje me shkeljet procedurale si dhe zbatim të gabuar të ligjit Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë do ti parashtrojë në ankim brenda afatit ligjor.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/gjykata-liroi-endrit-doklen-prokuroria-e-krujes-do-ankimoje-vendimin

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp