Rritet numri i rasteve, të personave të prekur nga virusi i gripit në vendin tonë.
Sipas raportimeve që vijnë nga Instituti i Shëndetit Publik në javën e parë të janarit, kanë rezultuar 433 raste me grip, rastet e të cilëve janë konfirmuar në laboratorin e ISHP-së.
Specialistë të ISHP thonë se tanimë janë duke qarkulluar të dy tipet e viruseve të gripit, A dhe B, si dhe nëntipet AH1N1 dhe Ah3N2.
Por, predominon AH3N2. Nuk kanë munguar edhe rastet e rënda të cilat janë shtruar në spital. Fëmijët e vegjël janë dhe më të prekurit nga virusi i gripit të cilët manifestojnë dhe simptoma më të rënda.
Këtë vit ka pasur një ndërgjegjësim të shtuar të popullatës për tu vaksinuar ndaj gripit. Por gjithsesi krahasuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, si përsa i përket numrit të prekurve dhe rasteve të rënda ka më pak. Ndonëse një vit më parë në këtë periudhë, Shqipëria kishte epidemik të gripit këtë vit me raportimin e rasteve, mjekët thonë se ende nuk janë në prag epidemie.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Virus#ISHP#TopChannel