Lirohet nga burgu Endrit Dokle

2020-01-14 5

Endrit Dokle, i akuzuar si anëtar i bandës së Durrësit, i dënuar me burgim të përjetshëm, ka fituar lirinë nga Gjykata e Krujës. Dokle është dënuar në vitin 2012-të nga Gjykata e Krimeve të Rënda me burgim të përjetshëm, për vrasje dhe krime të rënda, por gjykata vendosi t?i rrëzojë dënimi me burg përjetë dhe dënimin e tij me 25 vite heqje lirie.

Sipas avokatit të tij, Dokle ka kryer tashmë 25 vite burg dhe për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore duhet të lirohet. Kërkesa këto që janë pranuar nga gjykata.

Endrit Dokle ka drejtuar një prej fraksioneve të bandës dhe me Lulzim Berishën, njeriun që sipas Prokurorisë e krijoi atë, pati një armiqësi të hapur për vite me radhë, madje tentoi edhe ekzekutimin e tij në disa atentate.

Ndërkohë Lulzim Berisha i konsideruar si ?truri? i bandës, ka fituar lirinë me kusht pak kohë më parë. Endrit Dokle ishte i vetmi nga anëtarët e Bandës së Durrësit i dënuar përjetësisht, por tashmë gjykata e Krujës ka ndryshuar qëndrim. Pritet që prokuroria të apelojë këtë vendim.

Tv Klan