Ora News - Politika gjen dakordësinë: Reforma zgjedhore të përmbyllet brenda 15 marsit

2020-01-14 0

#rtvora #oranews

Reforma zgjedhore duhet të përmbyllet jo më vonë se data 15 mars e këtij viti. Ky është konkluzioni i arritur në takimin për gati 90 minuta që patën sot përfaqësuesit e mazhorancës dhe opozitës parlamentare dhe politike.

PS përfaqësohej nga Damian Gjiknurin, PD me Oerd Bylykbashin, opozita parlamentare me Rudina Hajdarin dhe LSI me Petrit Vasilin.

Në tryezë gjithashtu është rënë dakord për krijimin e një Këshilli politik me përfaqësues të opozitës, drejtuesve të komisionit të reformës dhe përfaqësues të grupeve parlamentare në Kuvend.

Ky këshill do të mblidhet brenda këtij muaji për të autorizuar platformën e punës së procesit për reformën zgjedhore.
Dokumenti i dalë nga tryeza ka marrë firmat e Gjiknurit, Bylykbashit dhe Vasilit. Rudina Hajdari, edhe pse është dakord në parim me konkluzionet e arritura, nuk ka firmosur.

Palët, optimist pas takimit

Në mbyllje të takimit, Bylykbashi dhe Vasili e vlerësuan konsensusin një hap të rëndësishëm.

Bylykbashi: Ky dokument garanton atë që kemi kërkuar prej kohësh, reforma zgjedhore të bëhet me konsensus, të jetë gjithë përfshirëse. Do të kemi dhe asistencën ndërkombëtare.

Vasili: Është hedhur një hap në raport me një moment të rëndësishëm që ka të bëjë me plotësimin e një kushti kyç të Bundestagut lidhur me hapjen e negociatave për anëtarësim.Me përgjegjësinë e duhur dhe luajalitetin nga pala tjetër do të jetë mundësi për të ecur përpara dhe çliruar vendin nga damka e zgjedhjeve të manipuluara dhe të blera.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/reforma-zgjedhore-ben-bashke-politiken

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp