#rtvora #oranews
Mjegulla në juglindje dhe ngricat pas dëborës në Dibër, krijuan rrezik për aksidente. Policia në Korçë shtoi patrullat në rrugët nacionale, ndërsa në Dibër, thonë se kanë bërë kriposjen për të shmangur akullin në rrugë.
Kjo ishte pamja e Korçës këtë të martë.
Mjegulla e dendur kishte mbuluar thuajse gjithë rajonin e juglindjes.
Siç tregojnë pamjet në video, shikueshmëria ishte e kufizuar për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët.
Më i lartë rreziku ishtë në rrugët kombëtare, për shkak të lëvizjes së shumtë të mjeteve.
Ndaj si masë parandaluese për aksidentet, Policia Rrugore shtoi patrullat në këto akse.
Fenomeni përfshiu Korçën dy ditë pas reshjeve të dëborës të së dielës dhe përmirësimit të kushteve meteorologjike.
Por nga ana tjetër kjo pamje është pasojë edhe e ndotjes së lartë nga përdorimi i druve për tu ngrohur.
Të gjitha rrugët ndërkohë të qarkut raportohen të qarkullueshme pa probleme, përfshirë edhe ato drejt zonave turistike të Dardhës dhe Voskopojës.
Normalisht lëvizet edhe në rrugët e qarkut të Dibrës, ku po ashtu u regjistruan reshje intensive dëbore në fundjavë.
Por për shkak të temperaturave të ulta, rreziku atje vjen nga ngricat dhe prania e akullit.
Autoritetet thonë se kompanitë mirëmbajtëse kanë bërë kriposjen për të shmangur çdo rrezik.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/mjegulla-pushton-korcen-rrugorja-shton-prezencen-ne-rruge
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp