Wake Up/ Çmim Kombëtar për gazetarët me emrin “Fatos Baxhaku"

2020-01-14 0

Për herë të parë është hapur një konkurs kombëtar i cili mban emrin e gazetarit të ndjerë Fatos Baxhaku. Qendra Kulturore Mediatike "ANTIGONEA", e organizon këtë konkurs me qëllim promovimin e gazetarëve dhe mediave lokale dhe nxitjen e tyre për trajtimin e çështjeve vendore. Konkursi ka nisur të premten më 9 Janar, datë e cila përkon dhe me lindjen e gazetarit Fatos Baxhaku. Fituesit e tij do të shpallen në datën 16 Gusht 2020, ditën e ndarjes së tij nga jeta. Në përbërje të jurisë së këtij konkursi janë 7 personalitete me kontribut të rëndësishëm ndër vite, në fushën e medias, kulturës dhe nga fusha e biznesit të cilët kanë ofruar mbështetje për mediat lokale. Fatos Baxhaku ishte një nga pionieret e shtypit të pavarur që nga fillimi i viteve '90. Ai pati një karrierë të pasur në media, ishte autori i shumë reportazheve të shkruara dhe televizive, studiues i historisë, si dhe një penë e mprehtë kritike e tranzicionit shqiptar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Free Traffic Exchange