Ora News - Reforma zgjedhore, opozita mandaton Bylykbashin dhe Vasilin për të diskutuar me PS

2020-01-14 0

#rtvora #oranews

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mblodhi sot në selinë blu aleatët për reformën zgjedhore.

Në mbyllje të takimit, Basha akuzoi mazhorancën për zvarritje të kësaj reforme.

Lulzim Basha: Prej tetorit opozita e bashkuar ka insistuar në një mekanizëm gjithë përfshirës dhe transparent për të përfunduar reëformën zgjedhore që i paraprin zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Kanë kaluar 4 muaj dhe procesi është zvarritur si shenjë e mungesës së vullnetit nga pala tjetër.

Basha tha se opozita rikonfirmon qëndrimin e saj të tetorit për këtë reformë dhe ka mandatuar Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasilin për të diskutuar me palën tjetër.

Lulzim Basha: Opozita rikonfirmon qëndrimin e saj për nisjen pa vonesë dhe përmbylljen një ore e më parë të reformës zgjedhore dhe mandaton Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin për të dakordësuar mekanizmin për ecjen përpara me miratimin e reformës zgjedhore duke i qëndruar të gjitha pikave të parashtruara në tetor.

Për ndryshimin e sistemit ai e la derën e hapur për propozime dhe pse insiston se nuk është ky problemi me zgjedhjet në vend.

Shefi i opozitës tha se zgjidhja për krizën politike vjen vetëm përmes zgjedheve të parakohshme dhe atyre vendore në një ditë.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/reforma-zgjedhore-opozita-mandaton-bylykbashin-dhe-vasilin-te-diskutuar-me-ps

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Free Traffic Exchange