Emisioni ?Historia ime? ka sjellë ditën e sotme historinë e pazakontë të 38 vjeçares, Fatbardha Sinani. Në vitin 2012, ajo u martua me mblesëri, por martesa e saj nuk shkoi ashtu si ajo e kishte menduar sepse filloi që të kishte probleme me bashkëshortin. Situata u përkeqësua pas ardhjes në jetë të vajzës së saj, sepse Fatbardha kuptoi se burri e mashtronte dhe kishte si qëllim të merrte tokat e saj. Sot ajo ka mjaft probleme me tokat që familja i ka lënë trashëgimi, sepse ish burri që ka vdekur ka krijuar mjaft ngatërresa me dokumentat.