Vrasje në Sauk - (6 Prill 2000)

2020-01-14 16

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Një i ri vritet nga pronari i hotelit ku po hante drekë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje ku i riu 26-vjeçar Kujtim Karaji ish-polic, po hante drekë në hotel ?Agron? në Sauk bashkë me një shokun e tij. Sipas komunikatës së policisë së Tiranës, Karaji është grindur me fjalë me pronarin e hotelit 34-vjeçarin Gjeloshi. Në grindje e sipër sipas policisë për çështje pronësie të një automjeti, pronari i hotelit ka qëlluar me automatik Karajin duke e lënë të vdekur. Edhe pse viktima është dërguar menjëher në spitalin ushtarak, mjekët pohojnë se ai ka vdekur në vend.

Ndërkohë policët e komisariatit nr.1 janë hedhur në kërkim të autorit të vrasjes, pronarit të hotelit që deri tani nuk është kapur ende. Shoku i viktimës nuk është kapur ende. Me vrasjen e djeshme në kryeqytet shtohet një tjetër viktim për motive të dobta./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj

Free Traffic Exchange