Rrëzohet akuza për Bashën/ Lobimi rus, prokurorët përplasen për falsifikimin e dokumenteve

2020-01-14 1

Në përfundim të një procesi maratonë që zgjati pothuajse tre orë, Gjykata e Tiranës pushoi çështjen penale kundër kryedemokratit Lulzim Basha, ish sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Arben Ristani dhe financierit Ilir Dervishi.


Ky vendim u dha menjëherë pas kërkesës së prokurorisë së Tiranës, e cila kërkoi dërgimin si të akuzuar të tre demokratëve për veprën e falsifikimit të dokumentave në një kohë që vetë prokurorët kërkuan pushimin sa i takon një vepre tjetër nën hetim, atë të pastrimit të produkteve të veprës penale.

Sikurse deklaroi menjëherë mbas korrjes së kësaj fitoreje, ish sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, edhe pas sherrit të madh të dhjetorit 2019, sërish tre prokurorët janë paraqitur të përçarë për çështjen e asaj që u etiketua si lobimi rus.

Arben Ristani deklaroji dhe dha detaje të mëtejshme: Fakti nuk ekziston, veprimet e kryera nuk janë shoqërisht të rrezikshme dhe të kryera me faji ashtu siç parashikon ligji, por janë veprime normale dhe të bazuara në ligj dhe për këtë arsye Gjykata vendosi ta pushoj gjykimin e kësaj çështje.

Prokuroria u paraqit me dy qëndrime, një qëndrim që kërkonte të kthehej çështja për plotësime hetimesh, dhe një qëndrim që kërkonte që çështja të shkonte në gjyq dhe ndërkohë gjatë gjyqit vjen edhe një urdhër i tretë që përjashton njëri nga prokurorët nga ndjekja e çëhtjes.

Ndërkohë që avokati tjetër Eduart Halimi shpjegoi më tej sa i takon vendimit të gjykatës të cilin e konsideroi të drejtë dhe të bazuar në ligj.

Halimi: Ky ishte një vendim që rrëzoi tërësisht të gjithë akuzën të gjithë gjuetinë e shtrigave që për dy vjet u mbajt në territorin e prokurorisë dhe që u rrëzua përfundimisht.

Çështja e lobimit rus u hap menjëherë pas një artikulli të publikuar nga revista amerikane ?Mother Jons?.

Ndërkohë që gjatë këtyre viteve u kryen një sër veprimesh, në këtë çështje u përfshinë madje edhe prokurorë të cilët tashmë nuk janë më në sistemin e drejtësisë për shkak të vendimeve të vetingut, ndërkohë që pati edhe një sër letër porosish. Vetë prokuroria e Tiranës ngriti akuza për Bashën, Dervishin dhe Ristanin me argumentin se të tre ata nuk kishin pasqyruar shpenzimet e PD-së në regjistrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Gjykata#Basha#TopChannel