Dorëheqja e dytë e Haradinajt - News, Lajme - Vizion Plus

2020-01-12 3

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka dhënë sërish dorëheqjen, këtë herë nga posti i kryetarit të partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Ky vendim i paraprin zgjedhjeve të brendshme në parti, për të cilat Haradinaj sqaroi se do ti përmbahen parimit: një delegat një vote.RAMUSH HARADINAJKRYEMINISTER NE DETYRE I KOSOVES?Ne kemi bërë një lëvizje të guximshme, e kemi hapur garën në total në parti, 1 delegat 1 votë, edhe unë jam në garë me mbi 100 kolegë të mitë në të njëjtën kohë për kandidat për kryetar. 100 anëtarë të Këshillit Drejtues përfshirë edhe mua e marrin votën për kryetar cilido që e merr një votë më shumë bëhet kryetar i partisë, ose i degës. Është një garë më sfiduesja e mundshmja, është e ngjashme si për asamble por edhe bartësi i listës është në votë?.Ramush Haradinaj ka deklaruar se kjo mënyrë do të rrisë transparencën në garë dhe se kryetari i ri i partisë do të zgjidhet në qershor të këtij viti. ?Mendoj që ky proces do të ecë mirë. Pra pjesa e parë do të përmbyllet deri në maj, i bie që në qershor do të kemi kuvendin tonë zgjedhor dhe aty do të shihet rezultati, por është një proces i mirë?.Pas dy vitesh në krye të qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj dha dorëheqjen sepse u ftua për tu marrë ne pyetje nga Prokuroria e Posaçme për krime lufte në Hagë. Më 6 tetor të viti 2019, vendi shkoi në zgjedhje të parakohshme dhe ende nuk ka arritur të formojë qeverinë e re për shkak të ngërcit që ka krijuar marrdhënia e dy partive fituese, LVV dhe LDK. Bisedimet mes dy liderve nuk kanë gjetur dakordësinë për marrëveshjen e koalicionit.

Free Traffic Exchange