#rtvora #oranews
Ministria e Mbrojtjes premton që brenda këtij viti do të përfundojë rindërtimi i 233 banesave të prekura nga tërmeti i 21 shtatorit. Olta Xhaçka gjatë inspektimit në Manëz nënvizoi se për këto familje fondet janë marrë nga rezervat e shtetit dhe fondo i emergjencave civile.
Me fondin rezervë të shtetit dhe buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes do të ndërtohen 233 banesa në Durrës, Shijak, Krujë, Kavajë dhe Rrogozhinë, të cilat janë prekur nga tërmeti i 21 shtatorit.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, inspektoi punimet për disa nga këto objekte në Manëz dhe zonën e ish-Kënetës në Durrës.
?Angazhimi ynë është që asnjë qytetar të mos mbetet pa shtëpi dhe që asnjë shtëpi të mos mbetet grumbull rrënojash. 2020 është viti i rindërtimit?, deklaroi ministrja Xhaçka.
Vendi do të jetë në një kantier ndërtimi përgjatë gjithë 2020 pasi godinave të dëmtuara nga tërmeti i 21 shtatorit i janë shtuar edhe ato të 26 nëntorit.
?Jemi të angazhuar të gjithë: qeveria, pushteti vendor edhe qytetarët, që procesi i rindërtimit të përfundojë në kohë, pavarësisht problematikave që kanë lidhje me procedurat, por jo vetë me to. Të njëjtën gjë do të bëjmë edhe me të gjitha banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit.
Ka një angazhim maksimal, pikësëpari të kryeministrit dhe të Komitetit të Rindërtimit që askush të mos ndjehet vetëm dhe që ky proces sa i rëndësishëm, aq edhe i vështirë të përfundojë në kohën e duhur", u shpreh ministrja Xhaçka, gjatë bisedës me familjarë të prekur nga tërmeti.
Projekti i rindërtimit të 233 banesave do ti kushtojë qeverisë shqiptare 560 mln lekë, ndërsa i gjithë procesi po ndiqet nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/xhacka-inspekton-punimet-rindertim-233-familje-se-shpejti-me-strehe-te-re
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp