Kanë kaluar tashmë tre muaj nga zgjedhjet e parakohëshme në Kosovë dhe vendi është ende pa qeveri. Mos arritja e një marrëveshjeje për koalicion qeverisës mes LVV dhe LDK po shihet tani si papërgjegjshmëri politike e të dyja partive.
Këto dy ditë të fundit nuk ka patur takime mes liderëve të këtyre dy partive edhe pse ishte folur për hapa pozitivë drejt një marrëveshjeje.
Por për analistët, marrëveshja nuk po arrihet pasi të dyja partitë kanë interesa të ndryshme. Politologu Ramush Tahiri thotë për Kosova Press, se marrëveshja duhet të arrihet pavarësisht se VV dhe LDK po veprojnë në mënyrë jo korrekte pasi nuk lëkunden nga pozicionet e tyre. Sipas tij, këto vonesa do të shkaktojnë probleme të shumta, madje edhe në zhvillimin ekonomik të vendit.
Në anën tjetër, për Faton Abdullahun, analist politik, bëhet fjalë për mungesë përgjegjshmërie.
Abdullahu: LVV dhe LDK e kanë dëshmuar se nuk po munden ta bëjnë qeverinë
? LVV dhe LDK e kanë dëshmuar se nuk po munden ta bëjnë qeverinë. Brenga jonë, brenga e qytetarëve të Kosovës për fatin e Kosovës, për atë se si do të kalojmë në dialog me Serbinë, e cila është e pashmangshme dhe na pret menjëherë tek dera posa krijohet qeveria duhet të jetë larg më e madhe sesa keqardhja jonë për këtë mundësi, sesa keqardhja jonë për ato vota që u janë dhënë këtyre dy forcave politike.
Sipas Abdullahut, nëse marrëveshja nuk do të arrihet shpejt, është më mirë të shkohet në zgjedhje. Ai vëren se ka mosbesim mes vetëvendosjes dhe LDK-së çka mund të bëjë që edhe në rast arritje të marrëveshjes së bashkëqeverisjes, koalicioni mes tyre të dështojë. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar kreut të VV Albin Kurti kërkesën për të propozuar emrin për mandatar për formimin e qeverisë, por ende nuk ka marrë një përgjigje.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosova#TopChannel