Basha: Shitblerja e votës dhe koncesionet, dy testet e SPAK! Nëse s’bëni këto hetime

2020-01-11 1

Kreu i partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka bërë thirrje SPAK që të marrin në dorë dy dosje, që ai i ka quajtur kryesore shitblerja e votës dhe Hetimi i koncesioneve. Duke u bërë thirrje prokurorëve të mos humbasin kohë, Basha tha se nëse nuk nisin hetimet, do jenë vetëm hije e atyre që kanë qenë.

"Ka dy dosje të shitblerjes së votës që janë në prokurori dhe këto janë testi i madh dhe i vërtetë nëse kemi apo nuk kemi SPAK. Ky është testi numër një.

Hetimi i koncesioneve dhe i oligarkëve të lidhur me pushtetarët dhe anasjelltas është testi numër dy. Pa kaluar këto dy teste mund të themi se SPAK nuk është gjë tjetër veçse hije e asaj që duhet të ishte. Ndaj thirrja ime ndaj prokurorëve të SPAK është të mos humbasin asnjë sekondë kohë, por të marrin në dorë këto dy çështje jetike për ekonominë dhe demokracinë shqiptare: shitblerjen e votave dhe koncesionet korruptive të kësaj qeverie?, tha Basha.

Easy Viral Banner Traffic