Ora News - Historianët: 11 Janari, dita e shpalljes së Republikës, të njihet si datë historike

2020-01-11 6

#rtvora #oranews
Shoqata Kombëtare Atdhetare kërkon nga shteti që 11 janari i shpalljes së Shqipërisë Republikë të njihet si datë historike. Historianë dhe atdhetarë u shprehën se njohja e kësaj date është në një ngërç juridik dhe anatemohet për shkak të asaj që erdhi pas vitit ?45-?46.

Shoqata Kombëtare Atdhetare kërkon nga qeveria njohjen e datës së shpalljes së Shqiëprisë Republikë.

Shqipëria shpall Republikë në 11 janar 1946, datë që për historianët dhe akademikët duhet të kujtohet dhe pse jo të shpallet festë zyrëtare.

Historiani, Moikom Zeqo, deklaron se 11 janari është në një ngërç juridik, por ajo duhet të festohet si një datë historike.

Zeqo: Nuk është një festë politike, është një festë historike. Edhe në dokumentat që janë pas '90, në tekstet e Kushtetutës thuhet në Republikën e Shqipërisë. Por ka një ngërç juridik, ka një alergji që që nuk përmendet kur u themelua Republika e Shqipërisë.

Kryetari i Shoqatës Kombëtare Atdhetare, Idajet Beqiri, duke e krahasuar ku përkujtohet data e shpalljes së Republikës, shprehet se qeveria shqiptare e lidh këtë ngjarje me regjimin komunist që u vendos në Shqipëri.

Beqiri: Pse nuk e përkujtojmë dhe anatemojmë, pse e quajmë si të ligë, pse e quajmë si komuniste? Kjo është një vetëvrasje që në radhë të parë shteti ja bën vetes së tij.

Beqiri gjithashtu citoi edhe mesazhin e ish-presidentit Mojsiu në lidhje me këtë çështje.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/historianet-11-janari-dita-e-shpalljes-se-republikes-te-njihet-si-date-historike

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp