Kryemadhi: Duhet pakt kombëtar, jo politik! LSI angazhohet të çojë para reformën zgjedhore

2020-01-11 0

TIRANË - Për kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, miratimi i reformës zgjedhore do t'i jepte fund krizës politike, por sipas saj është kryeministri Edi Rama që nuk e dëshiron implementimin e saj pasi ka frikë nga zgjedhjet. Teksa shpërndau karta anëtarësie të të rinjve që angazhohen në partinë e saj në Elbasan, Krymadhi tha se vendi ka nevojë për një pak kombëtar, që nuk është një marrëveshje politike, për të hartuar politika afatgjata për Shqipërinë. Ajo tha se prioritet është hapja e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe plotësimi i 9 kushteve të vendosura nga Bundestagu gjerman. "Ne si LSI marrim përgjegjësitë dhe angazhohemi të çojmë deri në fund reformat", tha kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Free Traffic Exchange