Basha ne Itali: Emergjencat civile të trajnuar nga italianët - News, Lajme - Vizion Plus

2020-01-11 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Partia Demokratike ka rënë dakord me Italinë që në vendin tonë të ndërtohet një qendër e emergjencave civile. Një lajm të tillë e bëri të ditur kryetari i PD, Lulzim Basha i cili këtë të premte u takua me drejtuesit e Dhomës së Tregtisë në Pordenone-Udine. Sipas liderit demokrat, qendra emergjencave civile do të pajiset dhe trajnohet nga italianët. ?Së bashku me partnerët tanë italianë kemi rënë dakord të ndërtojmë një qendër të emergjencave civile e cila të jetë e mirëtrajnuar, e mirëpajisur dhe e gatshme për të vepruar menjëherë bazuar në përvojën më të mirë që është ajo e Italisë dhe brenda Italisë ajo e Friuli-Venezia-Giulia. Ky ishte dhe qëllimi i takimeve me zyrtarë të lartë Italian dhe me drejtues e specialist të qëndrës së emergjencave civile në rajonin e Friuli-Venezia-Giulia. Është zotimi im që qeveria e ardhshme nuk do të gjendet e papërgatitur para fatkeqësive natyrore qofshin këto tërmete, përmbytje, zjarre etj por do të kemi një instrument të përgjigjes së menjëhershme për t?iu ardhur menjëherë në ndihmë banorëve, për të jetët njerëzore.? Gjatë takimit Basha ka diskutuar edhe për investimet e huaja në Shqipëri. Ai po ashtu iu ka prezantuar italianëve platformën e PD për zhvillimin ekonomik të vendit. ?Sot pata kënaqësinë të takohem me drejtuesit e Dhomës së Tregtisë në Pordenone-Udine. Diskutuam për sektorët me interes të anëtarëve të dhomës së tregtisë për të investuar në Shqipëri, dhe potencialin e madh që ofron vendi yne. I njoha me platformën ekonomike të PD-së, lehtesirat fiskale, masat e menjëhershme për të luftuar korrupsioni dhe garantuar konkurencën e ndershme të cilat sot po i mbajnë investitorët larg vendit tonë. Thithja e investimeve te huaja do të jetë prioritet i qeverisë së PD, si mundësi për zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vëndeve te reja të punës?

Free Traffic Exchange