Një duzinë me biseda të përgjuara mes policëve të arrestuar në Durrës dhe personave që ndërtonin objekte pa lejë në zonën e Shijakut, Durrësit, Manzës e fshatra të ndryshëm të kësaj zone, kanë nxjerrë zbuluar efektivët e arrestuar së fundi nga prokuroria. Prokurori i çështjes, Afrim Shehu, që ka administruar dhe analizuar materialet hetimore për këtë rast, ka zbuluar taktikat që kanë përdorur policët, inspektorët e Mjedisit dhe Territorit, por edhe zyrtarë të njësisë administrative Manëz, me ndërtimet pa leje që bëheshin nga persona të ndryshëm. Të gjithë personat, si policë dhe inspektorë, që ishin identifikuar në fillim si të implikuar në këtë skemë abuzimi me qëllim përfitimi të shumave që varionin nga 1500 euro deri në 7 mijë euro.
Biseda të policëve si: ?Mos mbaj punëtorët në objekt pasi ndërtimi pa lejë është raportuar në portal? apo të tjera si: ?Hiq betonieren nga aty fute brenda dhe thuaj që jam duke bë tubacionet dhe kullimet?, tregojnë implikimin e uniformave blu në këtë skemë të mos parandalimit të ndërtimeve pa leje.