Report TV -Pacientja rrëfen momentin e rënies së zjarrit në spital: Isha në gjumë, na bllokoi tymi!

2020-01-11 0

Një paciente e cila ka qenë e shtruar në katin e katërt të Spitalit të Durrësit në momentin e rënies së flakëve, ka treguar momentin e para të kësaj ngjarjeje. Ajo ka treguar se ka qenë në gjumë në momentin e ngjarjes dhe se janë bllokuar nga tymi, por kanë arritur të dalin përmes shkallëve të emergjencës, përmes ndihmës të personelit mjekësor.

"Isha katin e katërt. Ishte e papritur. Nuk dimë as vetë si ta themi. Ishim në gjumë. Tymi na bllokoi. Ishim katër veta. Ndihmuan njëherë njëra tjetrën pastaj erdhën edhe mjekët. Na ndihmuan dolëm nga shkallët metalike. Tano do iki në banesë. Na kanë thënë se do rikthehemi të hënën. Kishim frikë se ishin gjumë. Nuk është faji i askujt është fati. Të gjithë kanë qenë në gatishmëri", deklaroi pacientja.

Free Traffic Exchange