Analisti Mentor Kikia ka deklaruar në studion e emisionit Pa Protokoll se sot politika vuan nga dy plagë, cilësia e procesit zgjedhor dhe cilësia e të zgjedhurve.
"Kur i referohemi komunizmit thonim e kishte fajin njeriu dhe jo sistemi. Politika sot vuan nga dy plagë, cilësia e procesit zgjedhor dhe cilësia e të zgjedhurve. Tek cilësia e të zgjedhurve kemi qenë tek parlamenti i '92-it në atë që kemi sot, nuk ka shumë nevojë për fjalë", tha Kikia.