Ardian Klosi largohet nga KQZ - (3 Prill 2000)

2020-01-11 1

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Ardian Klosi një nga anëtarët e KQZ sot ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen nga ky funksion. Çështja e KQZ është në fokusin e politikës shqiptare. Nën këtë fokus ka zbritur sotë në selinë rozë dhe ka trokitur në zyrën e kryetarit Nano, ambasadori i OSBE në Tiranë, Gert Ahrens. Në këtë takim kokë më kokë, i cili u mbajt larg kamerave dhe gazetarëve, mendohet të jetë diskutuar propozimi i Nanos, sipas të cilit anëtarë të KQZ që e ndjejnë veten afër ndonjë partie duhet të japin dorëheqjen. Për Tv Klan është prononcuar Ardian Klosi tashmë ish-anëtarë i KQZ.

Ardian Klosi:- ?Unë kisha kohë që s?e kisha fort me qejf këtë detyrë, nuk më shkon, nuk më përshtatet, pasi jam njeri i kulturës, që merem me gjuhën me filologjinë shqiptare me historinë e shqipërisë dhe s?më pëlqen shumë numërimi i votave. Kur shoh tani që emri im është lakuar shumë në shtyp, nuk kam dëshirë që emrin tim të mirë ta sakrifikoj për një gjë që pak më intereson?.

Gazetarja:- Mendoni se gjesti juaj mund të ndiqet dhe nga anëtar të tjerë të komisionit?

Ardian Klosi:- ?Nuk e di dhe nuk më intereson, pasi nuk i njoh përsonat e tjerë.

Gazetarja:- Vendimi juaj për tu tërhequr a ka lidhje ndoshta dhe me braktisjen e grupit të punës pranë OSBE-së, që diskuton draftin elektoral, në braktisjen e opozitës?

Ardian Klosi:- ?Opozita gjithçka ka braktisur dmth ka kohë që vetëm braktis, më mirë të quhet partia e braktisjes sesa PD?./tvklan.al

Gazetare ? Mimoza Picari