Familjet që kanë humbur shtëpinë nga tërmeti i 26 Nëntorit kanë nisur të lënë hotelet ku u vendosën për afro një muaj dhe janë sistemuar në shtëpi me qira pas lëvrimit të bonusit nga pushteti lokal.
Një prej tyre është dhe Dallëndyshe Luri, shtëpia e së cilës në njësinë nr. 8 në Tiranë u shpall e pabanueshme. Kryeministri dhe kryebashkiaku premtojnë se do të jenë gjithmonë pranë kësaj kategorie deri në vendosjen në shtëpitë e rindërtuara.
Në Durrës ku goditja sizmike kishte epiqendrën dhe la dhe numrin e më të madh të të pastrehëve mbi 2000 familje vazhdojnë të qëndrojnë të sistemuar në strukturat hoteliere
Tv Klan