SHBA vendos sanksione te reja ndaj Iranit

2020-01-10 1

Washingtoni ka shtuar sanksionet ndaj Teheranit, pas goditjes me raketa nga ushtria iraniane të bazave ajrore amerikane në Irak, në orët e para të së mërkurës.

Sanksionet e bëra publike nga Sekretari Amerikan i Tregtisë, Steve Mnuchin, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryediplomatin Mike Pompeo në Washington disa zyrtarë të lartë iranianë të përfshirë në sulmin e së martës ndaj trupave amerikane.

?Presidenti autorizoi vendosjen e sanksioneve shtesë kundër çdo individi që zotëron, operon dhe bën tregti me sektorë që ndihmojnë ekonominë iraniane, përfshirë ndërtimin, prodhimin, tekstilet dhe minierat?.

Tensionet mes Washingtonit dhe Teheranit u ashpërsuan pas vrasjes më 3 Janar nga dronët amerikanë të komandantit të gardës revolucionare iraniane Kasem Sulejmani, i konsideruar si numri 2 i regjimit iranian.

Këto tensione rrezikuan shpërthimin e një lufte të re në Lindjen e Mesme mes ushtrisë amerikane dhe asaj iraniane. Por Dhoma e Ulët e Kongresit miratoi me shumicë votash një rezolutë që kufizon vendimmarrjen e presidentit Trump për ushtrisë në rast konflikti të armatosur me Iranin.

Sipas rezolutës, Trump mund urdhërojë ushtrinë vetëm me një tjetër vendim të Kongresit.

Tv Klan

Free Traffic Exchange