Haziri: LDK-VV po diskutojnë opsionet, jemi në fazën e fundit

2020-01-10 1

?Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri nuk ka treguar se a do të ketë sot takimi në mes liderit të VV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa, por që tha se pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, është imponuar një situatë e re e cila kërkon durim që bisedimet të shteren deri në atë fazë sa të dy palët ta arrijnë një marrëveshje.


Ai tha se ekipet e të dyja partive janë duke punuar në arritjen e një koalicioni qeverisës.



?Çdo kohë mund të ndodh, është çështje që iu përket dy liderëve, por ekipet janë duke punuar brenda. Ekipet janë duke punuar brenda në definimin e qartë të angazhimeve konkrete në mënyrë që vërtetë të ketë rol dhe përgjegjësi të saktë dhe të definuar qartë, në mënyrë që të mos ndodhin në të ardhmen të ketë veprime të njëanshme të një partneri apo partnerit tjetër. Sa i përket LDK-së nuk do të ketë kurrë veprime të njëanshme, ne kemi thënë dhe kemi mbajt fjalën. Nëse ka veprime të domosdoshme për të mos lejuar bllokimin e institucioneve, ne e kemi dhënë votën tonë?, tha ai.

Ai tha se janë duke u diskutuar të gjitha opsionet pas situatës së krijuar më 26 dhjetor, kur Glauk Konjufca i LVV-së është zgjedhur në krye të Kuvendit të Kosovës.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#LDK#Kosova#TopChannel

Free Traffic Exchange