Lajmi qe 'shokoi' botëen, Greis Petrovic: Pritej te plaste dicka

2020-01-10 40

Dy antarët e familjes mbretërore britanike, Meghan Markle dhe Princ Harry, mbrëmjen e së mërkurës bënë të ditur vendimin për të hequr dorë nga rolet e tyre në familje mbretërore. Ata deklaruan se do punojnë për të qenë të pavarur financiarisht prej tyre dhe do formojnë siç ata e kanë quajtur, një rol të ri dhe progresiv në institucionin e tyre.

Për të diskutuar për të rejat e kësaj teme, që ka shkatuar shumë zhurmë në pallatin mbretëror të ftuar në programin ?Rudina? në TV Klan ishin gazetarja Iva Tiço, ekspertja e Bon Ton Olesia Leço, drejtuesja e ?Grace Models? Greis Petroviç.

Që nga njohja e tyre e deri në finalizmin e marrëdhënies së tyre, Meghan dhe Harry janë sulmuar në mënyra të ndryshme. Së fundmi, ata u shkëputën për disa javë nga detyrat mbretërore, me justifikimin se do i përkushtoheshin djalit të tyre Archie. Por pasi kjo periudhë pushimi përfundoi, ata i surprizuan të gjithë me deklaratën e tyre.
Mbretëresha është ende e tronditur nga vendimi, i cili i erdhi surprizë dhe burimet nga pallati shprehen se madhëria e saj nuk pranon të komunikojë me Harryn, por është detyruar të realizojë disa telefonata me të për të diskutuar. Nga ana tjetër, sipas burimeve për mediat ndërkombëtare babai i princit, ka kërcënuar se do ndërpresë fondin që i akordohet cdo vit djalit të tij.

Free Traffic Exchange