#rtvora #oranews
Prokuroria e Përgjithshme ka regjistruar procedimin për Kryetarin e Bashkisë së Mallakastrës Qerim Ismailaj dhe ka nisur verifikimin për figurën e tij.
Procedimi u regjistrua pas mbërritjes së matërialeve nga Partia Demokratike, e cila në serinë e denoncimeve pretendoi se Ismailaj është dënuar nga gjykata greke, dënim të cilin nuk e ka shënuar në formularin e dekriminalizimit.
Sot Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, publikoi dokumentin grek ku kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj figuron se është dënuar në Greqi me 3 vjet burg.
Bëhet fjalë për një dokument vërtetimi me nr. Protokolli 405 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Athinë, ku Qerim Ismailaj, rezulton i dënuar me 3 vjet burgim nga Gjykata e Kios, më datë 25 Shkurt 2000.
Ai është dënuar për kryerjen e veprimeve të dhunshme, plagosje (rrahje) dhe nuk e ka vuajtur dënimin për shkak të mosgjetjes në territorin grek.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/nisin-verifikimet-kryebashkiakun-socialist-te-mallakaster
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp