Gruaja e guximshme nga Elbasani që i tha STOP dhunës nga bashkëshorti sot ka nevojë

2020-01-10 7

Dhunë, sëmundje dhe varfëri kjo është historia e një nëne të divorcuar me 4 fëmijë. Mimoza Çehu nga fshati Peshtresh i Elbasanit i ka dhënë fund martesës për shkak të dhunës së vazhdueshme nga ish-bashkëshorti. Prej 1 viti ajo është pajisur me urdhër mbrojtje, por kjo nuk e ka qetësuar atë, pasi nga momenti në moment i ndruhet frikës së dhunës për të dhe fëmijët e saj. Mimoza Çehu tashmë e vetme dhe me 4 fëmijë jeton mes varfërisë në banesën e vëllait të saj, i cili shumë shpejt do kthehet nga emigrimi bashkë me familjen e tij. Për këtë arsye Mimoza duhet të largohet nga banesa ku është strehuar.

?Tani që mbarova gjyqin, nuk kam asgjë fare jam mes katër rrugëve. Vëllai do kthehet tani, unë vetëm të marr një çadër. I bëj thirrje shtetit të gjithëve të vënë dorën në zemër, se unë vetëm të dal me çadër në rrugë, këtu arrita?, tha nëna e katër fëmijëve.

Free Traffic Exchange